Miq dhe klient të nderuar,

Ju jemi shumë mirënjohës që shprehni interesimin tuaj për t’u njohur me ne. 

Secili prej nesh ka nevojë të ketë njohuri se kënd do ta zgjedhë apo ka zgjedhur për çdo lloj shërbimi apo bashkëpunimi.
LAÇI – rrugëtimin i tij ka nisur përpara shumë vitesh nga vëllezërit Isa e Sherif Laçi.
Edhe pse në moshë shumë të re vëllezërit Laçi filluan të merren me përpunimin e metaleve, fillimisht me një kapacitet të vogël.
Menjëherë nga paslufta në vitin 2000, u themelua edhe LAÇI SHPK, me seli në Ferizaj. Përvoja disa vjeçare bënte që kjo ndërmarrje në vehte të ngërthente cilësinë e punës, saktësinë e po ashtu të plotësonte kërkesat dhe dëshirat e klienteles.

I gjithë ky sukses mundësonte që kompania LAÇI , të ecte me hapa të sigurt drejt zgjerimit të saj. 
15 vite më pas, tani shtrihemi në 3 lokacione, dy prej të cilave në Kosovë dhe një në Maqedoni me mbi 40 të punësuar, në tri punishte për prodhim dhe përpunim të metaleve dhe hekurit të farkuar, dyerve, rrethojave, gilendera të terrasave, gilendera të shkallëve, enterier të ndryshëm etj.
 
Ju falemnderit që besoni në ne!
 
Sinqerisht,
Metal Laçi
 

 

Personel kreativ

Metal Laçi ju ofron dizajne të bukura dhe të veçanta, duke e përgaditur paraprakisht dizajnimin kompjuterik në mënyrë që klientëve t'ju jep pasqyrë të qartë se si do të jet pamja finale. 
 

Punë e palodhshme

Punë kualitative, përvojë shumëvjeçare, listë e gjatë e referencave - urdhëroni dhe ndjeni gjithë këto vlera njëkohësisht.